Pas tërmetit të 26 nëntorit gjithë vemëndja mediatike dhe debatet nëpër studion televizive janë fokusuar në ndërtimet dhe sigurinë e banesave në vend.

Një nga emrat që ka fituar besim të madh në këtë periudhë, ëhstë inxhnierja Luljeta Bozo, e cila është shfaqur shpesh nëpër intervista duke këshilluar qytetarët, por edhe duke folur në lidhje me ndërtimet në vend.

Mirpo ish-zv.kryeministri shqiptar gjatë qeverisjes së PD, Bashkim Kopliku, ka dalë kundër mendimeve të inxhinieres Bozo, i cili është shprehur se i vetmi pallat që ka shkatërruar tërmeti është ai “profesoreshës”.

Sipas Koplikut, ajo po flet si militante e periudhës dhe ndërimeve komuniste.

Statusi i plotë:

Pofesoreshë, i vetmi pallat që shkatërroi tërmeti, është “yti”.

Znj. Bozo, profesoresha e konstrusioneve të ndërtimi, e kohës së komunizmit shqiptar, u lëshua në mbrojtje të periudhës komuniste, dhe në sharje e dërmim të periudhës postkomuniste. Personalisht, kam respekt, pavarësisht se në sa po them, kam mendim diametralisht të kundërt me të.

E ka gabim, e respektuara profesoreshë!

Prova e shpejtë:

Në bulevardin e Durrësit, e vetmja ndërtesë që e këputi tërmeti, është e “profesoreshës”, pallati i viteve 80, karshi Foto Palushit.

Nga ana tjetër, Asnjë nga ndërtesat e ndërtuara “nga italianë”, para periudhës tënde, profesoreshë, nuk ka luajtur vendit!

Po vazhdoj edhe pak:

Nuk ka kufizime teknike të ndërtosh në një truall që ka qenë kënetë, profesoreshë! Natyrisht duhet të përdoren zgjidhje konstruktive të përshtatshme për atë lloj trualli. Natyrisht, kostot e ndërtimit rriten. Pra, zonja inxhiniere e keni gabim, ai, ndalimi i ndërtimit në ish-kënetën e Durrësit, ka qenë një vendim i qeverisë komuniste, i marë në kontekstin e një shteti tejet të centralizuar, me çmime trualli etj. të vendosur mbi baza absurde, të komisionit të planit të shtetit, një institucion që caktonte çminet për çdo gjë e kudo në Shqipërinë komuniste; pra çmimet, ndërtimi edhe i truallit etj., nuk caktoheshin nga tregu, gjë që kushtëzonte edhe zgjidhje tekniko-ekonomike krejtësht anti-ekonomike, ant-teknike, anti-shkencore dhe antinjerëzore.

Sa thashë është konkluzioni i iniciuar nga një konsulte me një grup konstruktorësh italianë në vitin 1991, kur unë isha kryetari i Bashkisë Durrës (kryetari i komitetit ekzekutiv).

Pastaj është përforcuar vitoasviti, nga fakti se, në Botë, ndërtohet tashmë kudo, dhe gradaciela në rërë e kudo…..

Keni anësi politike, zonjë, e megjithatë, e përsëris, ju respektoj, por mendoj ndryshe….

Jeni një nostalgjike tipike e brezit të teknicienëve demode të Shqipërisë para 1990, kur edhe teknika vuante izolimin nga Bota, nga pëparimet inxhinierike të Botës.

Edhe lavdatat që i thurrni, Ju, zbatimit të rregullave dhe standardeve në regjimin komunist, është i pasaktë: “zbatimi i standardeve” ishte një hipokrizi e shoqërisë së asaj kohe, kur në fakt nuk zbatoheshin standardet, por prodhoheshin veçse gënjeshtra, shkresa burokratike pafund që “vërtetonin, gjoja, plotësimin e standardeve e kushteve teknike”….

Shihni edhe një herë, ndërtimet e para 1990 e pas 1945: flasin vetë, ulërijnë nga cilësia skandaloze, e nga të gjitha anët.

Shkurt, sa thashë është në kuadrin “Fredom ëorks”..!!! Na e ka thënë që në 1991 përfaqësuesi i Lirisë, Baker, ministri i jashtëm i ShBA….