Greg Rama, djali i madh i kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, teksa shkruante se mes viktimave ishte dhe një e afërme e tij së bashku me familjen.

Ndërkohë, pak më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Kristi Reçin, për të cilën mediat Italiane shkruanin: “E dashura e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama vdiq me gjithë familjen e saj në tërmetin që goditi Shqipërinë. Vajza quhej Kristi Reci dhe ishte 24 vjeç. Prej disa vitesh ai ishte me Gregor, djalin e kryeministrit”. Lidhur me këtë shkrim, pati mjaft komente nëpër mediat shqiptare.

Sot Gregu ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shkruan në anglisht një shprehje të Van Gogut:

“Zemra e një burri është shumë e ngjashme me detin
Ka stuhitë e veta, ka tërheqjet e veta
Dhe në thellësitë e veta gjenden dhe perlat.

Vincent van Gogh”.

Më 28 Nëntor djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të të dashurës së tij Kristi Reçit, e cila humbi jetën poshtë rrënojave bashkë me tre anëtarët e familjes së saj. Ai është shfaqur i hidhëruar teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit, vajzës me të cilën kishte më shumë se dy vite lidhje.

(a.m/dosja.al)