Një person ka mbetur i vrarë në dalje të Tepelenës ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë pas një atentati të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure. Viktimë ka mbetur Artur Bresha 47-vjeç ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij Artan Bresha 43-vjeç.
Policia bën me dije se me breshëri automatiku autorët kanë qëlluar mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin. Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po heton për zbardhjen e këtij atentati. Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli.
Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se vëllai i viktimës, Artur Bresha i cili mbeti i plagosur rëndë, rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. Ai është kapur para 10 viteve me një sasi të madhe kanabisi në Qafë-Nizinë, që e kishte ngarkuar në një maune.