Një aksident i rëndë është shënuar në Shkodër ku burime bëjnë me dije se si pasojë e tij kanë marrë lëndime të rënda 4 persona.

eetimes mëson paraprakisht nga burime jo zyrtare se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit në zonën e Vrakës, ndërsa dyshohet për 4 të lënduar rëndë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe ashtu sikurse duket edhe nga fotot mendohet se përplasja ka qenë mjaft e fortë