Pas termetit te ndodhur me date 26 nentor ne vendin tone, sensibilizmi i shqiptareve kudo qe ndodhen ka qene i larte dhe po ashtu i qytetareve te Shkodres. Nje pjese kane zgjedhur te dhurojne ndihma materiale ose monetare, ndersa nje pjese tjeter kryesisht bizneset kane zgjedhdur t’iu vijne ne ndihme banoreve te cilet kane mbetur pa shtepia duke iu hapur dyert e hoteleve. Pas sistemit ne nje nga hotelet ne Velipoje edhe hoteli “Argenti” ne hyrje te Shkodres ka sistemuar nje pjese te familjareve te cilet jane larguar nga Durresi. Per te folur ne lidhje me kete, ne lidhjen direkte me emisionin “Start” ne Tv1 Channel ishte administrator i ketij hoteli Ardit Behri i cili tha se momentalisht jane jane te strehuar rreth 43 persona.

Behri: Si çdo shqiptar edhe ne jemi sensibilizuar me fatkeqesine e njerezve. Diten e dyte pas termetit kane filluar te vijne edhe familjet e para. Ne i hapem dyert me aq sa kemi patur mundesi, rreth 70% te dhomave te hotelit, ku brenda mundesive tone i kemi  trajtuar edhe me ushqim 3 here ne dite. Gjithashtu jane te plotesuar edhe me ngrohje, batanije dhe kushte te tjera optimale dhe te nevojshme.

Ne kete hotel jane te sistemuar rreth 43 vete. Ne fillim kishim rreth 70, por qe me pas nje pjese shkuan tek te afermit e tyre.

Jemi munduar te ofrojme ndihmen tone, duke u vendosur ne vendin e tyre. Per te bere diçka te mire per keto njerez te cilet u perballen me kete fatkeqesi.

Gjithashtu ne ndihme te tyre jane vendosur, psikologe, mjeke. Sherbimi mjekesor eshte bere me turne, sa here qe kane nevoje banoret. Ditet e pare qe nuk eshte ditur se ka njerez ketu, i kemi derguar ne ne spital per kontrolle.

Pjesa me e madhe e familjareve te strehuar ne kete hotel jane me banesa krejtesisht te pabanueshme.

Pjesa e strehimit ne hotel dhe e ushqimit eshte pjese vullnetare e jona, kane ardhur shoqata dhe kane sjelle veshmbatje.

Banoret do te vijojne te qendrojne ketu per sa kohe ta kene te nevojshme, do ta bejme te miren deri ne fund.