Dje në qytetin e Shkodrës është hapur galeria më e re e qytetit. Në promovim është hapur edhe një ekspozitë e përbashkët e 18 fotografëve nga e gjithë hapësira shqiptare dhe diaspora. Artistja shkodrane Rozafa Shpuza, shtëpinë e prindërve të saj, të cilët nuk jetojnë, e kthehu në një galeri arti.
Me iniciativën e Rozafa Shpuzës fotografitë e ekspozitës do të dalin në shitje për t’iu bashkangjitur solidaritetit për të prekurit nga tërmeti.