Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën posttërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se Bebe ndodhet në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq.
Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekur nga tërmeti dhe ka premtuar se do ndihmojë familjet e prekura.
Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën.
Ndërsa në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju mbaj të përditësuar.”