Për drejtorin e Policisë së Shkodrës nuk ka mjaftuar urdhri ndaj të gjithë efektivëve të policisë për të kontribuar për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit, por tashmë pagat për punonësit e policisë janë bllokuar.

Më urdhër të titullarit të këtij institucioni në Policinë e Shkodrës, pagat janë bllokuar dëri në momentin kur të gjithë efektivët të kontribuojnë atë cfarë i është kërkuar duke i shkuar dëri në fund urdhrit të eprorit.

Burimet bëjnë më dije, se kjo situatë ka krijuar kaos brënda radhëve të bluve të Shkodrës, të cilët pohojnë se ka pasur edhe ngritje zëri deri në kërcënime ndaj punonjësve të policisë të cilët nëse nuk do të paguajnë kuotën e caktuar nga drejtori Niko Brahimaj në shkresën që tashmë është bërë publike, pagat nuk do të merren.

Por nëse urdhri ka një lloj “solidariteti”, titullari dhe ai që dha këtë urdhër absurd, ka harruar që me ato paga efektivët e policisë mbajnë familjet e tyre, e nëse të gjithë solidarizohen më tragjedinë e Durrësit, në fund të ditës ato punonjës policie duan të ushqejnë familjet e tyre dhe jo ky urdhër të kthehet në një “gjueti shtrigash” dhe një kaprico e cila po lë pa paga Drejtorine e Policisë së Qarkut të Shkodrës./eetimestv.com