Një përfaqësi e famullisë sonë, nën drejtimin e Famullitarit, i dhuruan shumën prej 1.000.000 lekë (të reja), Arqipeshkvit të Tiranë-Durrësit, Sh.Tij. Imzot. George Frendo, për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga termeti.
Falenderojmë me përzemërsi të gjithë ata që kontribuan me bujari , po ashtu nuk mund të lëmë pa treguar mirënjohjen tonë për secilin prej të rinjëve tanë, të cilët për ditë me rradhë, në të ftohtë dhe në shi, u treguan të gatshëm për gjithçka!