Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një vizitë në Kamëz, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmetet dhe ka takaur disa nga banorët e prekur.

Kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga kreu i Bashkisë Kamëz, i cili i tha se situata nuk është shumë alarmante, por mediat e zmadhojnë. Në këtë moment Rama ka sulmuar dhe njëherë mediat dhe gazetarët i ka quajtur maskarenj.

Sipas Ramës situata me tërmetin ka mbatuar, por mediat po çmendin qytetarët. “I çmendën këta, i çmendën maskarenjtë. I luajtën menç. Hap televizorin duket sikur po bie tërmet. Mbyll televizorin shikon që gjithçka ka mbaruar”, u shpreh Rama.

Ky nuk është sulmi i parë që Rama po bën kundër mediave, pasi prej ditësh ka përdorur epitete të ndryshme. Vetëm pak orë më parë në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, numri një i qeverisë quajti median si kriminale dhe skandaloze.

(A.B. Dosja.al)