1330 lëkundje sizmike janë regjistruar pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit 2019, por Ismail Hoxha, eksperti i sizmiologjisë shprehet se ska arsye për panik por duhet ruajtur qetësia.
Ndërkohë punonjësi i IGJEUM, Ismail Hoxha është shprehur për Report Tv se në Shqipëri nuk është bërë një hartë sizmologjike prej kohësh dhe se prej 40 vjetësh nuk kishim një tërmet të këtyre përmasave që goditi më 26 nëntor.
Shqipëria sipas Hoxhës ndodhet në një zonë sizmike të lartë kjo edhe për shkak të pllakës së Adriatikut, një ndër 7 pllakat sizmike më të larta në botë.
Aksinometria e termetit 6.4 ballë nuk është transmetuar në qendër pasi stacioni i Durrësit nuk ka bateri dhe shkëputja energjisë e beri të pamundur.
Ndalur tek stacionet sizmike rezulton se në të gjitha qytetet ka nevojë për investime, pasi për shkak të mungesës së sistemit të baterisë së matjeve aksionometrike në termetin 6.4 ballë në Durrës nuk është ruajtur për nevoja studimi.