Një e moshuar nga Durrësi, shtëpia e të cilës është dëmtuar nga tërmeti, është lodhur duke pritur për ndihma në një qendër shpërndarje.
Teksa një prej gazetarëve të Report Tv po raportonte nga qyteti bregdetar, mbi situatën e krijuar nga dëmtimi i banesave, ai i drejtohet zonjës për të pyetur për hallin e saj.
E moshuara me ironi i thotë se ‘po pret të martohet’, por në fakt kishte mbi pesë orë që priste për zgjidhje.
Gazetari: Nëne, ça po bën këtu?
E moshuara: Pres të martohem
Gazetari: Ju është shembur banesa
E moshuara: Po, mi kanë vënë shirit. Po pres që në orën 10 për ndihmë. Edhe thonë është dëmtuar banesa edhe nuk veprojnë.
Tërmeti që goditi Shqipërinë të martën shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur. Mijëra banorë kanë mbetur pa shtëpi.