Tre ditë më parë, moderatorja Hygerta Sako ishte e ftuar në emisioni “Ftesë në 5”, ku edhe foli për tërmetin e 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima.

Në fjalën e saj, Sako tregoi për përjetimin që ajo pati nga tërmeti duket përfshirë edhe të vëllain në bisedë.

Moderatorja ka treguar se i vëllai ka pasur dëme në banesë, dhe për arsye sigurie nuk fle më në të. Risjellim faktin që vëllai i saj është Robet Sako, bashkëshorti i kryebashkiakes së Durrësit, tashmë të dorëhequr, Valbonës.

“Vëllai jeton ende në Durrës, bashkë me bashkëshorten dhe dy mbesat. Unë me vajzën e ndjemë edhe atë të orës 3 dhe në goditjen tjetër e ndjemë të dyja. Vajza vrapoi nga dera, u detyrova që ta ktheja pas. Unë i kam edhe prindërit në shtëpi. Zoti të jep forcë në ato momente. Edhe im vëlla bashkë me familjen ishin të sigurtë. Pavarësisht se kanë pasur më shumë dëme në shtëpitë e tyre. Shtëpia e vëllait tim ka pasur çarje muresh dhe thyrje xhamash dhe për mometin dhe ata nuk flenë në shtëpi. Sepse është në qendër të Durrësit,”-u shpreh Hygerta.

Mesa duket një ndër familjet që do të strehohet në hotel sipas planit të qeverisë, do të jetë edhe ajo e Sakos, e cila gjithashtu është dëmtuar nga tërmeti.