Familja e Shkëlqim Laçit në Borizanë, përpos problemit nga mashtrimi prej një personi me qëndrim në Suedi, tjetër problem për ta është dhe dëmtimi i banesës nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Siç dhe tregon për Faxnews bashkëshortja e Shkëlqimit, Tatjana nëna e 4 fëmijëve, familjes së saj i kanë rrëmbyer vlera monetare të cilat i janë marrë bashkëshortit të saj sapo ka mbërritur në shtetin suedez.

“Na mori një person në telefon, na tha do t’ju ndihmoj. Na tha se është i shoqatës së Elvis Naçit. I tha burrit tim se do të marrësh 2000 euro me vete. I tha që patjetër duhet t’i kesh tepër 2000 euroshit. Përveç biletës që premë, ato lekë i gjetëm me hallet tona, trokitëm derë më derë dhe mezi i gjetëm. Shkoi deri atje, kaloi me avion, mbërriti në Suedi. Sapo kaloi aeroportin, e priti një person që ne nuk e njohim”, tha Tatiana për Faxneës.

Ajo i frikësohet problemit të bashkëshortit, i cili qëndron në kryeqyetin e Suedisë, ndërsa tashmë po përjeton edhe qëndrimin e saj në barake pranë banesës nga frika e tërmeteve.

Tani ne jetojmë vetëm, jetojmë këtu bashkë me fëmijët në magazinë. Nuk kam shtëpi se na goditi tërmeti, bëri plasaritje në shtëpi. Prandaj tani jetojmë këtu dhe presim ndonjë ndihmë”, deklaroi Tatiana.

Marrë nga Faxweb