Duke marrë shkasë nga tragjedi e 26 nëntorit, ku humbën jetën 50 persona, qeveria po përgatit një ligji, ku çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.

“Jemi maksimalisht të angazhuar! Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. Po përgatisim dhe një akt për dënimin për të përcaktuar dhe për të mbyllur një debat, për fat të keq për ta mbyllur me 50 viktima, një debat që e kam humbur për 30 vjet. Debatin e burgosjes të çdo individi, që merr leje ndërtimi me emrin e tij apo që është investitor dhe pronar i një kompania që lë pas një ndërtim në ekzekutim. 7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate”, deklaroi Rama në mbledhjen e qeverisë së mëngjesit të kësaj të shtune.

Dy kategoritë e familjeve që nuk përfitojnë banesa pas tërmetit“Problematikat ku duhet të përqendrohemi është regjistrimi i familjeve të prekura. Dy kategori do jenë mirëkuptues, familjet që para tërmetit kanë rezultuar të pastrehë dhe që banojnë në shtëpi me qira të cilat janë në rregull, nuk mund të kërkojnë strehim për tërmetin. Kategoria tjetër është ajo e banesave me një standard të ulët kushtesh. Është kategoria e identifikuar paraprakisht.Para dy javësh kemi pasur edhe një takim për të parë si mund të adresojmë këto familje. Edhe këto familje nuk mund të hyjnë te ata që janë prekur nga tërmeti. Për personat në kampe në hotele do bëhet përputhja me shtëpinë e tyre. Ata që janë aty si shkak i ankthit do trajtohen edhe me psikologë”.

Ilaçe falas, të strehuarit në hotele do trajtohen si turistë“Njerëzit në hotele do trajtohen si turistë, ata kanë nevojë edhe për një psikolog. Nuk mund t’i kthehet fjala edhe sikur të bëjnë diçka që një turist nuk do ta bënte. Kjo është bërë përmes një kontrate dy palëshe detyruese. Ilaçet do të jepen falas 100%. Në çdo strukturë do ketë mjek të dedikuar dhe infermier si pjesë e strukturës së urgjencës kombëtare. Kur të mbarojnë 8-orarëshin në shtet do shkojnë atje. Nxënësit që janë në këto hotele do vazhdojnë mësimin. Do garantohet transporti. Të ketë mësues që t’i ndjekë pasdite. Fëmijëve t’i çohen lodra dhe një person që të merren me ta, sepse nënat kanë nevojë për pak pushim”./ Tiranapost.al