Ndue dhe Dave Ruçi janë dy të moshuar që do të flenë edhe sonte në pallatin 145 që është i pabanueshëm në Laç.
Ai është i sëmurë me zemër dhe ka vështirësi në të ecur dhe nuk rrinë dot në çadër për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Ndërsa askush nuk u ka ofruar strehim në ndonjë banesë apo hotel jashtë Laçit
Ndue është shprehur: Nuk ke çfarë të thuash, është e zotit. Kemi pas frikë por nuk kemi çfarë të bëjmë nuk kemi ku të shkojmë.
Gruaja thotë: Nuk kemi dalë fare jashtë pasi ai nuk mund të eci dhe unë rri me të.