24-vjeçarja, Kristi Reçi, e cila humbi jetën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit së bashku me vëllain, nënën dhe të atin ishte e dashura e djalit të kryeministrit, Gregor Rama.
Në fakt ky i fundit në një postim në instastory njoftoi humbjen e një njeriu të afërm, por pa e specifikuar.
Ishte media italiane “TGcom24” që zbuloi lidhjen e të rinjve. Sipas italianes Kristi dhe Gregori kishte dy vjet që ishin takuar, por vetëm miqtë e afërt e dinin për lidhjen e tyre.
Kristi sapo ishte diplomuar në dermatologji në Universitetin e Tiranës. Gregor e kishte mbajtur lidhjen gjithmonë larg medias, por vdekja e saj nuk mund të kishte kaluar pa një mesazh prekës nga Gregori.
Trupi i të dashurës dhe babait të saj u nxorën të martën, ndërsa disa orë pas postimit erdhi lajmi për zbulimin e kufomave, të nënës dhe vëllait të Kristit.
/Ora News.tv/