Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë ditën e djeshme, shumë shqiptarë anekënd botës u mobilizuan për t’ju ndihmuar në njërën apo mënyrën tjetër të prekurve nga tërmeti, shkruan KultPlus
Së fundmi, me iniciativën e Marko Kepit i cili është edhe kandidat për kryetar komune në New York, është formuar grupi “Albania Earthuqake Relief”, ku mund të ketë qasje kushdo
Qëllimi i këtij grupi në rrjetin social Facebook është t’i bëjë bashkë shqiptarët që janë kudo nëpër botë, dhe aty të mobilizohen për të dërguar çfarëdo ndihme në Shqipëri, në zonat e prekura nga tërmeti me 6.4 shkallë rihter
Anëtarët e këtij grupi bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i mbështesin viktimat.
Të gjitha fondet do të shkojnë drejtpërdrejt te familjet e prekura, dhe tek të lënduarit nga ky tërmet. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë!”, shkruhet në këtë grup.
Deri më tani me iniciativën e Kepit, janë mbledhur mbi 700 mijë dollarë amerikan të cilët do t’ju shkojnë të prekurve.