Isa dhe Shemsedin Abazi janë dy vëllezër nga Kosova të cilët u shuan nën rrënojat e hotel “Tropikal” në Durrës, të shembur nga tërmeti. Të rinjtë kishin arritur të kërkonin ndihmë me anë të celularit, por pas mbi 10 orë nën rrënoja, ata nuk mundën të mbijetonin. Vëllezërit kishin shkuar për punë në Durrës. Kanë lënë pas fëmijët e tyre, njëri 4 të vegjël dhe tjetri dy fëmijë. Vite më parë, familja Abazi është prekur nga një tjetër tragjedi, ku djali i tyre ishte goditur për vdekje me thikë në një pishinë. Tashmë në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë i cili do të përkujdeset për të gjithë anëtarët e tjerë.
Historia e trishtë e dy vëllezërve kosovarë nën rrënojat e ‘Tropikalit’ – Vite më parë u kishin vrarë vëllanë
Related Posts
Nga Ndrangheta te Cosa Nostra e Kamorra/ DIA publikon raportin për grupet kriminale: Shqiptarët kanë shtrirë rrënjët kudo
Drejtoria Hetimore Antimafia (DIA) ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë në lidhje me veprimtaritë e grupeve kriminale që mbizotërojnë në Itali, mes të cilëve dhe klanet shqiptare. Raporti…
PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës
Partia Demokratike ka depozituar një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës. Në shkresën drejtuar KAS,…