Kryeministri i Vendit Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon disa mjete të reja të Policisë së Shtetit që me sa duket janë blerë për forcat e rendit, ndërsa vendi ndodhet në situatë emergjente dhe të jashtëzakonshme për shkak të tërmetit të fuqishëm që e ka tronditur.

Rama shkruan përkrah videos “mirëmëngjes” por pas pak minutash e ka fshirë ndërsa njerëzit luftojnë nën rrënoja dhe mbi rrënoja pallatesh e ndërtesash ku deri më tani, janë konfirmuar nga raportimet e gazetarëve të Fax News në terren të paktën 5 viktima. Ndër ta dy gra në rrënojat enjë pallati në Thumanë, një në Durrës dhe një i ri që është aksidentuar dyshohet nga opaniku me mjetin e tij në Kurbin.

Ndërkohë që për numrin e viktimave jozyrtarisht mendohet të jetë më i lartë, zyrtarët e shtetit kanë zbritur në Terren kuy Basha dhe Meta ndodhen në Thumanë, Rama në Durrës dhe ministra e drejtues të autoriteteve shtetërore po ashtu.

Por ajo që është e rëndësishme të thuhet ka të bëjë me nevojën që ka situata për të shpallur gjendjen en jashtëzakonshme që institucionet shtetërore të shpallin ngrirjen e tyre dhe kërkesën për ndihmë nga partnerët ndërkombëtar dhe shtetet e tjera që mund të orfrojnë përkrahje.

(F.GJ/FAXWEB.AL)