Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po prezanton në ambientet e ArTurbinës, paketën speciale Anti-KÇK, ku në fokus do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, ka ardhur edhe një deklaratë e Mit’hat Havarit.

Në studio e “Report Tv” ai ka deklaruar se një platformë e tillë nuk duhet të  nuk do të funksionojë.

“Ngaqë kam njohur edhe regjimin e shkuar, këto deklarata, apo prezantimi nismave të tilla më kujton kohën tjeter. Kjo është një propagandë. Shtetit shqiptarë funksionon me ligje të BE. Nuk mendoj se do funksionojë e kam bindje. Kam parë raste të tjera. Shqipëria nuk ka nevojë për nisma të tilla. Kemi ligje të vendeve demokratike. Kryeministri deklaroi me pompozitet se janë larguar 620 zyrtarë të korruptuar.  Nuk e shohë sukses se që në 2013, nuk është punuar fare. Dhe të dalësh me 600 nënpunës të korruptuar është diçka që i rëndon shumë shoqërisë shqiptare. Vettingu ka larguar 100 e ca Prokurorë e Gjykatës. I kanë nxjerrë zbuluar dhe kanë humbur profesionin e tyre. Nesër mund të ngrihen struktura ndaj tyre që mund t’u merret pasuria. ” u shpreh ai. 

Çfarë është KÇK?

Sipas Ramës, “KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri”, ku janë përfshirë prokuror dhe gjyqtar që do largohen nga Vettingu. Kreu i qeverisë ka premtuar që brenda këtij muaji, Policia do të bëjë një megaoperacion për goditjen e bandave që operojnë në vend.

J.V/Dosja.al