Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh para gazetarëve se PD-ja duhet të ishte treguar më e zgjuar e thënë ndryshe në gjuhën e popullore më ‘kopile’ në vendimet e saj.
Në një konferencë për mediat, teksa foli për takimet e zhvilluara në Gjermani, Basha u shpreh se do të thotë një fjalë të rëndë. Më pas tha se nuk duhet ta thoshte, por e tha.
“Vendimet tona kanë qenë të drejta. Ne kemi qenë edhe ta parakohshëm. Maksimumi na akuzoni për këtë, por duhet të kishim qenë më politikanë. Është një fjalë tjetër por s’e them dot se është e rëndë….
duhet të kishim qenë më vetëshërbyes… më kopilë. E thashë, më falni por ndoshta duhet të kishim pritur që situata të bëhej më keq dhe të thoshim ‘ja, ju paralajmëruam’,”- deklaroi Basha ndër të tjera.