Atleti shkodran Franko Burraj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Evropian për Ekipe që po zhvillohet në Slloveni, duke thyer sërish rekordin kombëtar në garën 400 metra me kohën 45.87 sekonda dhe duke u shpallur fitues i medaljes së artë.

Pas këtij triumfi, ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci:

“Franko Burraj është shembulli më i mirë i talentit, punës dhe përkushtimit. Sot ai ngriti lart emrin e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Krenarë për ty Franko, suksese të mëtejshme në çdo garë!”