
Një plagosje me armë zjarri raportohet në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në lagjen “Perlat Rexhepi”, ku një 49-vjeçar ka plagosur një 26-vjeçar për motive të dobëta.
Sipas policisë, i riu Jozef Çekaj është dërguar për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
“Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, njofton policia.