Mirëmëngjes!
Pallati me hark pranë sheshit “Isa Boletini”, do të jetë ndërhyrja e radhës në kuadër të projektit për përmirësimin e blloqeve të banimit në qytetin tonë.

Kjo ndërhyrje do të realizohet në bashkëpunim mes Bashkisë Shkodër dhe Agjencisë për Eficiencën e Energjisë, në kuadër të zbatimit të politikave për efikasitet energjitik.

Projekti përfshin:
• Termoizolim të 3,500 m² sipërfaqeve fasadë
• Hidroizolim dhe termoizolim të soletave
• Zëvendësim të dritareve ekzistuese me dritare efikase (dopio xham)

Punimet parashikohen të nisin gjatë muajit korrik dhe të përfundojnë brenda 6 muajve. Javë të mbarë!