
UEFA ka filluar të publikojë në faqen e saj të internetit datat, oraret dhe stadiumet e zyrtarizuara për ndeshjet e turit të parë të kompeticioneve të saj.
superiore europe
Kompeticione të cilat shohin shumë skuadra shqiptare të jenë pjesë që në turet e para të tyre. Dhe UEFA ka nisur të publikojë të dhënat për turin e parë, sa u përket datave në të cilat luajnë skuadrat, oraret e ndeshjeve dhe stadiumet, sipas dokumentacioneve që janë dorëzuar në institucionin që drejton futbollin në kontinent.
Pjesa më e madhe e ndeshjeve të para janë zyrtarizuar tashmë, por ajo që bie në sy është se nuk ka asnjë informacione të tillë për dy sfidat që skuadrat e Egnatias dhe Vllaznisë luajnë si pritëse. Ndaj në faqen e UEFA-s për momentin nuk ka asgjë rreth ndeshjeve Egnatia-Breidablik që luhet në Shqipëri, si dhe Vllaznia-Daugavpils, ndonëse për këtë të fundit klubi shkodran ka publikuar njoftim se do të luhet më datë 10 korrik në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.
NDESHJET E PARA SIPAS UEFA
E martë, 8 korrik
TNS-Shkëndija Tetovë ora 20:00
Drita-Diferdanzh ora 20:00
Egnatia-Breidablik për t’u zyrtarizuar
E enjte, 10 korrik
Malisheva-Vikingur ora 17:00
Nome Kalju-Partizani ora 18:45
Sherif-Prishtina ora 19:00
Deçiç-Sileks ora 20:00
Vllaznia-Daugavpils për t’u zyrtarizuar
PANORAMASPORT.AL