Muzeu i Vllaznisë nga ide, tashmë në zbatim!

Një projekt i shumëpritur për Shkodrën dhe sportin shkodran ka marrë rrugë: Muzeu i Vllaznisë nuk është më vetëm një ide, por një iniciativë konkrete që ka nisur hapat e parë drejt realizimit.

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, z. Rudin Beka, zhvilloi takimin e parë konsultativ me figura të njohura të sportit dhe gazetarisë sportive, të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi për ndërtimin e një hapësire dinjitoze që do të ruajë historinë, kujtimet dhe lavdinë e klubit legjendar kuqeblu në të gjitha disiplinat.

Shkodra, djepi i sportit shqiptar, do të ketë më në fund një muze në nderim të Vllaznisë krenarisë së qytetit prej më shumë se një shekulli.