Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Ish-kryeministri theksoi se opozita do të mobilizojë të gjitha potencialet e saj, sipas tij, për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

I pyetur nëse PD do të bojkotojë Parlamentin, Berisha u shpreh se “çdo opsion është në tavolinë”.

Megjithatë theksoi ai, “në tërësi beteja në çdo front është opsioni më i pëlqyer”.

Pyetje:

Cili do jetë roli i deputetëve në protesta?

Mbrojtja lufta me të gjitha mjetet që shqiptarët të votojnë të lirë.

Opozitë të vërtetë pa rikthyer votën e lirë vendi nuk mund të ketë. Opozita do të mobilizojë të gjitha potencialet e saj, tu rikthejë shqiptarëve votën e lirë.

Do bojkotoni Parlamentin?

Çdo opsion është në tavolinë, por në tërësi beteja në çdo front është opsioni më i pëlqyer