
Ditët e fundit është konstatuar një rënie e standardit në shërbimin e pastrimit në disa zona të qytetit, kjo edhe prej fluksit të rritur sezonal.
Për këtë arsye i kam kërkuar menjëherë kompanisë kontraktore dhe ndërmarrjes përkatëse të shërbimeve të Bashkisë që të ndërhyjnë dhe ta përmirësojnë urgjentisht situatën, duke pastruar, larë e dezinfektuar koshat e mbeturinave në këto ditë të nxehta vere, si edhe vëmendje të shtuar në zonën e Shirokës, Velipojës dhe Thethit që kanë momentalisht fluksin më të lartë.
Bashkia po punon fort për të përballuar punën e shtuar në këtë sezon, por kontributi dhe qytetaria e të gjithë banorëve dhe bizneseve të Shkodrës është i domosdoshëm për të kapur standardet e Shkodrës që meritojmë të gjithë së bashku!