Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e ka nisur ditën në terren, pranë Urës së Bunës, ku po vijon ndërhyrja për rehabilitimin e pjesës së dëmtuar të rezinës së saj.

Punimet synojnë përmirësimin e sigurisë dhe qarkullimit të mjeteve në këtë aks të rëndësishëm, që lidh qytetin me zonat përreth.
Zëvendësimi i segmentit të dëmtuar pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe të garantojë një kalim më të sigurt për përdoruesit e përditshëm të urës.