
Kryetari i Bashkisë Benet Beci deklaroi se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet europiane në stadiumin “Loro Boriçi”. Ai zhvilloi nje takim me disa tifoze shkodrane te cilet ndjekin prej vitesh vllaznine kudo dhe i garantoi atyre se Bashkia Shkodër nuk do të cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit.
‘Me disa tifozë të Vllaznisë, që nuk janë ndarë asnjëherë nga ngjyrat kuqeblu simbol i qytetit. Një bisedë miqësore, ku i garantova ata, dhe nëpërmjet tyre të gjithë tifozët, se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet europiane në shtëpinë e vet, në stadiumin “Loro Boriçi”. Bashkia Shkodër nuk do të cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit, por do të vazhdojë të mbështesë ngjyrat kuqeblu, ashtu si gjithmonë’, tha ai.