
“Kurrë Shkodra nuk ka qenë kaq e gjallë” – falenderim publik për transformimin e qytetit
Një koment i postuar nga Pjeter Logoreci në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje për vlerësimin e tij ndaj ndryshimeve që po ndodhin në qytetin e Shkodrës. “Kurrë nuk ka kenë Shkodra ma e gzue, ma e pastër, ma e shndritshme…” – nis ai, duke renditur të gjitha përmirësimet që, sipas tij, kanë ndodhur kohët e fundit: asfaltimi, sistemimi, gjallërimi, argëtimi dhe rritja e vizitueshmërisë së qytetit.
Në përfundim të komentin, ai i drejtohet Zotit me një lutje për shëndetin e kryetarit Beneti Beci, duke e cilësuar si një njeri që po ndërton më shumë se kushdo tjetër deri më sot.
Ky reagim është shpërndarë dhe pëlqyer gjerësisht, duke reflektuar mbështetjen dhe entuziazmin e një pjese të qytetarëve për punën që po bëhet në Shkodër.
