Atleti i shquar i ekipit Vllaznia, Franko Burraj, ka shkëlqyer sërish në pistë duke u shpallur Kampion Kombëtar në garën e 200 metrave. Me një paraqitje të jashtëzakonshme, ai thelloi edhe një herë rekordin kombëtar, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme.

Ky sukses është një tjetër dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të Burrajt, që po shkruan historinë e atletikës shqiptare. Si përfaqësues i Vllaznisë, ai vazhdon të jetë krenaria e qytetit të Shkodrës dhe një model frymëzimi për brezat e rinj sportistë.