Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku në pjesën e rërës, aty ku edhe po pushonin turistët, një drejtues automjeti ka vendosur të kryejë manovra të rrezikshme. =

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ndërhyri me shpejtësi për ndalimin e mjetit dhe vendosjen e masave administrative ndaj drejtuesit.

Blutë njoftojnë se nga verifikimet rezultoi se shoferi i automjetit në fjalë, shtetasi B. M., 43 vjeç, qarkullonte me leje drejtimi të pezulluar dhe ndaj tij u vendosur masa administrative prej 40 000 lekësh të rinj dhe heqja përfundimtare e lejes së drejtimit;

“Drejtuesi i automjetit shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në Velipojë, ka detyrimin për ndjekjen e kursit për rimarrjen e lejes së drejtimit”,- njftojnë blutë.