
Zonat turistike të të gjithë territorit në Bashkinë Shkodër janë në fokus të punës dhe një prioritet i Bashkisë Shkodër.
Duke marrë shkas nga një publikim në mediat online i një videoje që pretendon se pastrimi në zonën e Thethit nuk është kryer, sqarojmë se:
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale dhe mediat online, kazanët janë bosh dhe mbetjet janë hedhur në tokë nga persona të papërgjegjshëm. Në rastin në fjalë, strukturat tona do të ndërhyjnë për të ndëshkuar përgjegjësit.
Gjithashtu, sa i takon kuajve në zonat pranë kazanëve dhe zonave publike në Theth, Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Shërbimin Veterinar, do të bëjë sekuestrimin e kuajve në rastet kur cënohet imazhi dhe prona publike e të gjithë banorëve.
Zona turistike e Thethit ka një frekuencë pastrimi dy herë në javë, por Ndërmarrja e Shërbimeve kryen pastrime periodike në ditët kur fluksi është më i lartë.
Duke falënderuar mediat për çdo denoncim, do të kërkonim edhe bashkëpunimin e tyre për të rritur ndërgjegjësimin e çdo banori që mbetjet të hidhen në kazanë dhe jo jashtë tyre.
Bashkëngjitur foto të ditës së sotme të pikave në Theth.