
🇦🇱Deklaratë publike mbi Orkestrën e Shkodrës
Në vijim të diskutimeve të fundit mbi Orkestrën e Shkodrës, ndjej të nevojshme të bëj disa sqarime e reflektime që lidhen me përbërjen, drejtimin dhe historikun e kësaj trupe muzikore:
1. Përkatësia gjeografike nuk përcakton vlerën artistike. Nuk është e nevojshme që të gjithë instrumentistët e Orkestrës së Shkodrës të jenë me origjinë shkodrane që kjo të quhet “orkestra e Shkodrës”. Ajo i përket qytetit në emër, vendndodhje dhe shpirt artistik, por duhet të jetë e hapur për çdo muzikant profesionist, qofshin ata nga jugu i Shqipërisë, nga Uzbekistani apo Madagaskari. Ndaj, çdo etiketim për “instrumentistë nga rrethet” është jo vetëm i paarsyeshëm, por edhe lokalist dhe përjashtues. Në fund të fundit, të gjithë flasin të njëjtën gjuhë – atë të muzikës.
2. Orkestra, si çdo skuadër artistike apo sportive, duhet të synojë cilësinë dhe konkurrencën. Ashtu si ekipi i futbollit i Vllaznisë rekruton lojtarë të huaj për të rritur nivelin e tij, edhe një orkestër duhet të përfitojë nga talentet më të mira, pa u kufizuar në prejardhje. Kjo nuk e zbeh identitetin, por përkundrazi e forcon atë.
3. Respekti për profesionistët duhet të jetë i panegociueshëm. Nuk është as serioze, as etike të etiketohet një dirigjent si “piskuriq” për shkak të moshës apo përvojës. Historia e muzikës shqiptare njeh figura që, pavarësisht moshës apo statusit akademik, kanë kontribuar në drejtimin e orkestrave në mënyrë të shkëlqyer – mjafton të përmendim mjeshtrin Ferdinand Deda, i cili në vitin 1962, si student i sapokthyer nga studimet në Çekosllovaki, drejtonte Orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar. Aftësia artistike nuk matet me moshë, por me vizion, përgatitje dhe pasion.
4. Përsa i përket programit dhe repertorit të Orkestrës, është e rëndësishme të kuptohet se formacione të tilla në të gjithë botën interpretojnë kryesisht repertor klasik. Ky ishte thjesht një koncert në një seri koncertesh që do të vijojnë, dhe çdo vlerësim duhet bërë mbi bazë artistike, jo emocionale.
5. Historia e Orkestrës së Shkodrës meriton më shumë. Një kërkim i thjeshtë në internet nuk jep informacion të mjaftueshëm për këtë institucion të rëndësishëm kulturor. Mungon një faqe zyrtare, një arkiv i dokumentuar, data të sakta të krijimit dhe zhvillimit të saj. Fanatikët e muzikës, studiuesit, akademikët dhe institucionet përkatëse do të bënin një shërbim të madh jo duke hedhur baltë mbi punën e bërë, por duke hulumtuar, sistemuar dhe promovuar trashëgiminë e kësaj orkestre përmes një baze të dhënash serioze dhe një faqeje të dedikuar.
Kjo deklaratë nuk ka qëllim polemizues, por synon të nxisë një reflektim të shëndetshëm mbi mënyrën se si i qasemi artit dhe artistëve në vendin tonë. Orkestra e Shkodrës është pasuri kombëtare dhe si e tillë duhet të trajtohet me respekt, përfshirje dhe profesionalizëm.
Me respekt,
Elda Laro
🇬🇧 Public Statement on the Shkodra Orchestra
In light of recent discussions surrounding the Shkodra Orchestra, I feel the need to offer some clarifications and reflections regarding the composition, leadership, and history of this musical ensemble:
1. Geographic origin does not define artistic value. It is not necessary for all the members of the Shkodra Orchestra to be native to Shkodra in order for it to be considered the “orchestra of Shkodra.” The orchestra belongs to the city in name, location, and artistic spirit, but it must remain open to all professional musicians — whether they come from southern Albania, Uzbekistan, or Madagascar. Labeling musicians as “outsiders” is not only unreasonable but also exclusionary and parochial. At the end of the day, they all speak the same language — the language of music.
2. An orchestra, like any artistic or sports team, must strive for quality and competitiveness. Just as the Vllaznia football club recruits foreign players to improve its level, an orchestra should also benefit from the best talents available, without being constrained by their origins. This does not dilute its identity — it strengthens it.
3. Respect for professionals is non-negotiable. It is neither serious nor ethical to disparage a conductor as a mere “newbie” based solely on age or experience. Albanian music history includes numerous figures who, regardless of age or academic titles, have made outstanding contributions to orchestra leadership — take, for example, maestro Ferdinand Deda, who, in 1962, as a young graduate returning from studies in Czechoslovakia, led the Albanian Radio and Television Orchestra. Artistic ability is not measured by age but by vision, preparation, and passion.
4. Regarding the orchestra’s program and repertoire, it is important to understand that such ensembles worldwide primarily perform classical works. This was just one concert in a series of concerts to come, and any evaluation should be made on artistic, not emotional, grounds.
5. The history of the Shkodra Orchestra deserves more. A simple internet search provides little to no reliable information on this important cultural institution. There is a lack of an official website, a documented archive, or accurate data on its formation and development. Music enthusiasts, researchers, academics, and the relevant institutions would do a far greater service not by casting doubt on the work being done, but by researching, organizing, and promoting the orchestra’s legacy through a serious database and dedicated platform.
This statement is not intended to provoke controversy, but rather to encourage a healthy reflection on how we approach art and artists in our country. The Shkodra Orchestra is a national treasure, and it should be treated with respect, inclusivity, and professionalism.
With respect,
Elda Laro