
Biçikleta në ujë është risia e këtij sezoni në Shirokë.
Për turistët, Shiroka është një magji e zbuluar rishtazi, ku krahas panoramës ka ushqim dhe njerëz të mirë.
“Vij nga Gjermania. Është hera e parë që jam në Shqipëri për 6 ditë.
Kam qëndruar në Shkodër mbrëmë dhe sot vizitova Shirokën.
Më pëlqen pamja, liqeni, gatimet, por mbi të gjitha njerëzit. Janë shumë të mirë ”,- shprehet një turist gjerman.
Kjo zonë turistike shquhet për florën dhe faunën e pasur, ku jetojnë në harmoni shumë lloje bimësh, peshqish, shpendësh dhe kafshësh.
Tashmë kjo pasuri ujore mund të lundrohet përmes anijeve, por edhe xhirove me biçikletë në ujë duke i dhënë një tjetër hov turizmit të adrenalinës.