Për të përmirësuar menaxhimin e turizmit në zonat e mbrojtura, ADZM Shkodër ka planifikuar zgjerimin e rrjetit të pikave të informacionit turistik për këtë sezon veror.

Krahas zyrave ekzistuese në Velipojë dhe Theth, një pikë e re do të hapet për herë të parë në Lepushë të Kelmendit, një ndër destinacionet më të preferuara për turizmin malor.

Gjithashtu, synim është krijimi i një sistemi më të mirë të informimit dhe orientimit të vizitorëve për të përmirësuar eksperiencën turistike, por njëkohësisht për të garantuar mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në zona e mbrojtura.

Nje tjetër aspekt i punës së ADZM Shkodër, në kuadër të sezonit, është edhe marrja e masave për parandalimin dhe menaxhimin e duhur e në kohë të rasteve të mundshme të zjarreve në zonat e mbrojtura.