Zgjerimi i hapësirave publike dhe ndarja e tyre në dy kategori përbëjnë risi për sezonin turistik të këtij viti në plazhin e Velipojës.

Tashmë, pushuesit që zgjedhin hapësirat publike kanë mundësinë të përfitojnë nga dy opsione: zona të aksesueshme pa pagesë dhe hapësira të pajisura me çadra e shezlonë, me një tarifë konkurruese me sektorin privat.

Sfidë për strukturat vendore gjatë gjithë sezonit do të jetë monitorimi i vazhdueshëm për të parandaluar reduktimin e sipërfaqes së hapësirave publike nga subjektet private.

Një tjetër element i rëndësishëm është ruajtja e pastërtisë dhe mbrojtja e mjedisit në këto hapësira publike, një përgjegjësi që kërkon me së shumti ndërgjegjësimin e vetë pushuesve.

Sipas drejtuesve të Agjencisë Rajonale të Administrimit të Bregdetit, për këtë sezon në plazhin e Velipojës janë paraqitur 133 kërkesa nga subjektet private për ngritjen e stacioneve të plazhit, por vetëm 65 prej tyre janë miratuar.

Pjesa tjetër është refuzuar për shkak të mungesës së plotësimit të kritereve akomoduese