EETIMES me hidhërim të thellë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe mbarë komunitetin e artistëve e muzikantëve, për ndarjen nga jeta të Gen Balcës , një djalë artist në shpirt dhe profesion, trashëgimtar i një emri të nderuar dhe bir i profesorit të mirënjohur, Lec Balca.

Një shpirt i brishtë dhe i thellë, që e shprehte botën e tij përmes muzikës dhe fjalës së ndjerë. Ja si shkruante vetë, në një përjetim të tijin:

“Shue ndër t’idhta mendime zmbrapsrem, ndoshta me kërkue qetsinë e pakenun. E randë asht kur dishirave i thue JO. N’breg t’ndaljes e shoh vedin e me hi n’uje kam frigë se mbytem. Un ika se ti ike. Krahet i hapi kah Lindja e dielli s’m’bjen… nji moment vetëm për ty!”

Lamtumirë, Gen!
Qofsh i qetë në dritën e Zotit, o djalë fisnik prej një shpije fisnike e muzikantësh.