
Prokuroria e Posaçme nuk arriti të shpallë pretencën për 8 të pandehurit e dosjes “Sterilizimi”, për shkak të mungesës së të paktën dy avokatëve mbrojtës.
Në këto kushte, prokurorët Edvin Kondili dhe Enejd Nakuci kërkuan shtyrjen e seancës, me qëllim që të jenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit ligjorë të të pandehurve.
Në seancën e fundit, 8 të pandehurit pranuan gjykimin e shkurtuar, ndërsa Ilir Beqaj e refuzoi këtë procedurë, duke kërkuar shqyrtimin e plotë të provave dhe fakteve.
Seanca e radhës, ku pritet të jepen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë, u caktua për datën 25 qershor, në orën 13:00.