
Ndodhet vetëm pak kilometër nga qyteti i Shkodrës, por fshati Grudë në njësinë administrative Rrethina, vuan mungesën e ujit të pijshëm.
I gjithë fshati është i mbushur me depozita të vendosura nëpër tarracat e shtëpive.
Ndërsa konsumimi i ujit të puseve rezulton të jetë i rrezikshëm.
Banorët e Rrethinave janë një komunitet i përzier, me shumë familje të ardhura pas viteve ‘90 dhe prej 25 vitesh kërkesë të vetme ka qenë furnizimi me ujë të pijshëm.
Ndërmarrja e Ujësjellësit thotë se problemi qëndron tek demtimet në rrjet si pasojë e ndërhyrjeve te paligjshme.