Atletik U13 fitoi 3-0 ne finale ndaj Scutarit dhe u shpall kampion per kete grupmoshen ne kampionatin e Liges Amatore, Zona e Shkodres. Nje sukses mese i merituar i ketij ekipi i cili shfaqi vlera nga ana sportive. Trajneri i tij Eder Zmijani ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ka shpjeguar edhe arsyet pse erdhi ky sukses.

“Normalisht qe eshte kenaqesi kur kurorezohesh si kampion pasi eshte mundi i gjithe sezonit. Jam i kenaqur me ekipin sepse kemi bere paraqitje shume te mira pergjate gjithe sezonit. Ne fakt strategjia e ekipit tone eshte per te mesuar lojen e bukur te futbollit. Ndoshta para disa vitesh kemi pase si qellim te fitonim trofe, por tashme gjerat kane ndryshuar.

Ne i kemi dhene prioritet lojes se bukur dhe normalisht ne fund edhe fitimi i kampionatit, por e perseris qe prioritet kemi t’i mesojme futbollistet te luajne bukur. Kemi nje masivizim te madh ne keto mosha pasi i japim mundesine te gjithe femijeve te luajne futboll per shkak se kemi krijuar edhe nje ekip tjeter U13.

Ne finalen ndaj Scutarit e dominuam ndeshjen ne te gjitha drejtimet dhe kjo fale lojes se bukur por edhe cilesive individuale te lojtareve sepse pjese e ekipit tone jane 5-6 futbolliste te cilet luajne me kombetaren rajonale ndersa kapiteni jone eshte pjese e ekipit kombetar. Normalisht qe jane lojtare te cilet kane cilesi dhe ne ndeshje te tilla bejne edhe diferencen”- eshte shprehur Zmijani.