
Musical-i “Matilda”, vënë në skenë nga Teatri “Migjeni” në bashkëpunim me fëmijët e talentuar të Qendrës Kulturore “Kujtim Alija”, ka triumfuar në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit për Fëmijë që u zhvillua në qytetin e Beratit, duke fituar plot 4 çmime prestigjioze.
Shfaqja u vlerësua me:
Çmimin e parë 🥇 si shfaqja më e mirë
Aktorja më e mirë protagoniste – Jasemin Çaku
Aktorja më e mirë jo protagoniste – Hea Lohja
Çmimi për tematikën më të mirë
“Matilda” solli në skenë një kombinim të shkëlqyer muzike, aktrimi dhe energjie të jashtëzakonshme nga fëmijët pjesëmarrës, duke dhuruar emocione të veçanta për publikun dhe jurinë.
Urime të përzemërta për gjithë trupën artistike që i dha jetë kësaj vepre dhe përfaqësoi me dinjitet Shkodrën në këtë ngjarje të rëndësishme teatrore! 👏🎭