Një fermë bagëtish në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Shkodër, është vendosur në karantinë nga Shërbimi Veterinar pas shfaqjes së simptomave të një sëmundjeje të dyshuar virale, shumë ngjitëse, te bagëtitë e imta.

Alarmin e ka dhënë vetë fermeri, pasi dy prej kafshëve të tij kanë ngordhur në rrethana të pazakonta. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur grupi i punës i Shërbimit Veterinar së bashku me shefin e këtij shërbimi në Shkodër, Muhamed Bisha.

Në një prononcim për mediat, Bisha tha se pas verifikimit të gjendjes në terren, është konstatuar se disa prej bagëtive paraqesin simptoma të një sëmundjeje infektive, por për të përcaktuar me saktësi llojin e virusit, janë marrë mostra gjaku të cilat do të dërgohen për analizë në laboratorin veterinary ne kryeqytet dhe rezultatet mund ti kemi pas 48 oresh.

Ai nxori problemin e bagtive te cilat blihen te pamarrikulluara dhe pa certificate origjine

Sinkron

Nga ana tjeter fermeri Zamir Milani tha se kishte konstatuar shenja semundje tek bagetite dhe pas ngordhjes se pazakonte te dy prej tyre ka njoftuar veterinerin e zones. Ai tha se te njejtin  problem kane shume ferma ne kete zone pavaresisht se nuk kane dhene alarmin, Sa I takon problemit te matrikullimit ai tha se ne tregun e bagetive nuk ka te tilla standarte .

Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim nga ana e fermerëve në zonë, ndërkohë që karantina në fermë do të vijojë deri në përfundimin e rezultateve laboratorike dhe marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e përhapjes së mundshme të sëmundjes.