Krahas Alpeve, qendrimi në qytet ka impresionuar turistët.

Ata thonë se Shkodra ka atraksione të mëdha duke veçuar kalanë dhe monumentet e tjera.

“Kjo është hera e parë që kam ardhur në Shkodër.

Të gjitha vendet interesante këtu. Liqenin, xhaminë, katedralen.

-Jam nga Anglia, Newcastle në Uells, dhe kjo është hera ime e parë në Shqipëri.

Kam vizituar Tiranën, Shkodrën, dhe kam shkuar në male dhe në plazhe, që ishin shumë të bukura.

Në fillim shkova në male dhe në plazh, kështu që është mirë tani të kthehem në qytet për ndryshim. Mendoj se është shumë mirë, shumë mirë.

-Jam nga SHBA.Është hera e parë këtu. Po, më pëlqen. Është bukur”, – shprehen turistët.

Të ardhur nga shtete të ndryshme, Shkodra tashmë është kthyer në një vend qendrimi disa ditor për të huajt.

“Kam qëndruar tashmë 6 ditë këtu, tani po shkoj në Podgoricë dhe do të rikthehem sërish.

-Mendoj se atmosfera është shumë e mirë. Është shumë mirë të vizitosh vende të ndryshme. Kam shijuar vizitën në kala dhe në qytetin atje”, theksojnë vizitorët.

Nga kalaja madhështore deri tek rrugicat e vjetra me gjurmë historie, çdo cep i Shkodrës u ofron turistëve diçka për t’u zbuluar.

Ndërkohë që edhe këtë vit Thethi mbetet destinacvioni më i kërkuar.