Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu, ka paraqitur një kërkesë drejtuar KAS, ku kërkon përjashtimin e anëtarit të PS Ilir Rusmali ndërsa po shqyrtohet ankimimi i bërë për rezultatin zgjedhor në Shkodër.
Ilirjan Rusmali ishte i vetmi që votoi pro kërkesave të kandidatëve demokratë për ankimimin e depozituar në KAS.
Në ankesë thuhet se “Në përbërje të trupës së KAS që do të shqyrtojë kërkesën ankimore me nr. 4933 prot, datë 27.05.2025, është edhe shtetasi Ilirjan Rusmali, prania e të cilit nuk garanton një proces të rregullt ligjor për palën ankuese, në drejtim të garantimit të parimit të paanshmërisë. Ky anëtar, për shkak të funksionit zyrtar që mban pranë presidentit të republikës, si dhe vendimmarrjeve të ndërmjetme me ankimet tona të mëparshme, ashtu edhe fjalëve dhe shprehjeve që ka përdorur në raport me përfaqësuesin ligjor të ankuesit, vlerësojmë se është në kushte njëanshmërie dhe si i tillë duhet të përjashtohet nga shqyrtimi i kërkesës ankimore, objekt shqyrtimi në procedurë administrative.”