
Të nderuar miq, anëtarë, simpatizantë, komisionerë dhe numërues të Partisë Socialiste në Shkodër,
Ndërsa procesi i numërimit po i afrohet fundit, është e qartë se jemi forca politike më e madhe në Shqipëri. Shqiptarët i kanë besuar Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama një mandat të ri për
të qeverisur vendin me një shumicë dërrmuese, për një Shqipëri Europiane.
Në Qarkun e Shkodrës, edhe pse nuk jemi forca e parë, kemi arritur objektivin tonë kryesor: sigurimin e një mandati shtesë deputeti dhe kemi qenë shumë pranë mandatit të dytë shtesë. Kemi ruajtur epërsinë dhe fitoren në Malësinë e Madhe, ndërsa kemi shënuar një rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, një dëshmi se qytetarët po e mbështesin gjithnjë e më shumë betejën tonë për zhvillimin e këtij qyteti.
Fitorja më e madhe, padyshim, është qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti që i dhamë Shkodrës gjatë kësaj periudhe të gjatë gare, si rrallëherë më parë. Dhe këtë hap e bëmë bashkë me të gjithë qytetarët e qarkut tonë.
Për këtë, ju falënderoj përzemërsisht secilin prej jush.
Duket se të gjithë bashkë kemi kuptuar diçka shumë të rëndësishme:
Shkodra është e para!