
Për Shkodrën dhe qytetarët e saj të dashur,
Faleminderit nga zemra të gjithëve që besuan në ndryshimin dhe i dhanë votën Partisë Demokratike. Ky besim është forca që na shtyn përpara, për një Shqipëri më të fortë dhe demokratike.
Shkodra ka treguar që asnjëherë nuk është dorëzuar. E tregoi edhe këtë herë, duke qëndruar e fortë dhe me krenari.
Faleminderit të gjithë komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve të Partisë Demokratike që u angazhuan për të mbrojtur votën.
Një falënderim i veçantë shkon për strukturat e Partisë Demokratike të Shkodrës, për kandidatët, anëtarët dhe të gjithë ata që kontribuan gjatë kësaj fushate.
Mbi të gjitha, falënderoj familjen time, miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, që ishin gjithmonë aty përkrah meje gjatë kësaj fushate të parë. Jam përjetësisht mirënjohës për mbështetjen dhe angazhimin tuaj.