Në përfundim të numërimit të votave në qarkun Shkodër, rezultati zgjedhor ka shënuar një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, ndërsa është evidentuar një rritje e ndjeshme e Partisë Socialdemokrate.

Sipas të dhënave zyrtare, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM) ka dalë forcë e parë me 36,904 vota, që përfaqësojnë 40.01% të totalit. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) renditet e dyta me 34,721 vota, ose 37.64%.

Në vend të tretë është pozicionuar Partia Socialdemokrate (PSD) me 15,784 vota, duke arritur 17.11%, një rezultat që tregon rritje të konsiderueshme të kësaj force politike në qark.

Partitë dhe koalicionet e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta, përfshirë:

KEA (Koalicioni Euroatlantik) – 1.79%

NISMA-SHB – 1.49%

Partia Mundësia – 1.17%

Lëvizja Bashkë – 0.50%

Të tjera forca si DZH, AKSH, LA dhe ADR kanë marrë më pak se 0.2% të votave secila.